
Naim Muja edhe një mandat në krye të Federatës së Mundjes së Kosovës
Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur sot në hotel “Sirius ” në Prishtinë , Naim Muja është rizgjedhur kryetar i Federatës së Mundjes të Kosovës mandat të ri katërvjeçar.
Me një prezencë prej 24 delegatëve nga gjithsej 27 sa numëron kjo federatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit.
Anëtarët e zgjedhur të bordit janë:
Kryetar – Naim Muja
Nënkryetar i parë – Mustafe Syla
Nënkryetar i dytë – Orhan Xhemaili
Isa Berisha – anëtar bordi
Skender Nikoci – anëtar bordi
Eshref Kuka – anëtar bordi



