Endrit Krasniqi nga Klubi i Mundjes “Rinia e Drenicës” u shpall mundësi më i mirë i Turneut të XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”.
Vladimir Tanev nga Bullgaria u shpall tekniku më i mirë i turneut.
Ndërsa Erina Luta nga Klubi i Mundjes “Kaçaniku” u shpall mundësja më e mirë e turneut.
Për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Mundjes e Kosovës në Hani i Elezit organizoi Turneun e XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin 130 mundës dhe mundëse nga Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Federata e Mundjes e Kosovës falënderon Klubin e Mundjes “Dardania” për organizimin e turneut.






















