Sot, në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Punës i FMK-së.
Kuvendarët e pranishëm, me vota unanime, miratuan katër pikat e rendit të ditës, ndërsa te pika e pestë e rendit të ditës, 20 kuvendarë votuan pro pranimit të KM Arena në FMK, 5 ishin kundër dhe 1 abstenoi.
Kuvendi i Punës i FMK-së kishte këtë rend dite:
- Procesverbali i Kuvendit të Punës dhe Zgjedhor të datës 23.03.2025
- Raporti i Punës i FMK-së për vitin 2025
- Miratimi i Kalendarit të Garave për vitin 2026
- Miratimi i Raportit Financiar të FMK-së për vitin 2025
- Kërkesa e KM Arena për pranim në FMK
Kuvendin e monitoruan Afërdita Fazlija dhe Arsim Thaçi nga MKRS, si dhe Teuta Beselica nga KOK.





