U mbajt mbledhja e Bordit të Federatës së Mundjes të Kosovës
Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), e kryesuar nga kryetari i FMK-së, z. Naim Muja. Në mbledhje u konstatua kuorumi, me katër anëtarë me prezencë fizike dhe tre anëtarë online, dhe më pas u hap zyrtarisht mbledhja.
Gjatë takimit u prezantua raporti i shkurtër i aktiviteteve për vitin 2025, i cili përfshinte garat kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnimet e organizuara, si dhe pjesëmarrjen në mbledhjet e organizuara nga UWW.
Një pikë e veçantë e diskutimit ishte projekti për grupmoshat U9–U12, ku u theksua nevoja që këto kategori të reja të fillojnë të funksionojnë që nga ky vit.
Po ashtu, u diskutuan aktivitetet dhe planet për vitin 2026, duke përfshirë:
- kalendarin e garave kombëtare dhe ndërkombëtare;
- trajnime për sportistë, trajnerë dhe gjyqtarë.
Bordi i FMK-së vendosi t’i propozojë Kuvendit të Punës të FMK-së shqyrtimin e kërkesës së Klubit të Mundjes “Arena” nga Prizreni për pranim në FMK.
Gjithashtu, Bordi i FMK-së vendosi që Kuvendi i Punës të mbahet më 14.02.2026 në Prishtinë.
Federata e Mundjes e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e mundjes dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët tanë.
