Tri medalje, të tria të argjendta është bilanci i suksesit të ekipit të mundjes në Kampionatin Ballkanik
Tri medalje, të tria të argjendta është bilanci i suksesit të ekipit të mundjes në Kampionatin Ballkanik të mundjes, të mbajtur në Cluj Napoca të Rumanisë.
Kanita Spahija fitoi medaljen në grupmoshën U-20, Harun Shipkovica për U17 dhe Flutura Zeneli për U-20. Haruni e Kanita janë edhe bursistë “Shpresa Olimpike 2025”.
Afër medaljes ishin edhe garues tjerë, të cilët kryesisht pësuan humbje në luftë për të bronztën.
Urime garuesve, trajnerëve dhe federatës për suksesin.





