FMK nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi për programin “Super Sportistët”

Ministria për Kulturë, Rini e Sport, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Mundjes e Kosovës, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për programin “Super Sportistët”.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri Hajrullah Çeku, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, dhe Naim Muja kryetar i FMK-se.

Në program e Super Sportistët nga FMK janë të përfshirë Egzon Xhoni, Adriatik Berisha dhe Lonisa Reka.