Jon Ramadani, Lorena Duraj dhe Kanita Spahija “Shpresa Olimpike” për vitin 2025

Komiteti Olimpik i Kosovës edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahjen për sportistë përmes bursave “Shpresa Olimpike 2025”.

Jon Ramadani, Lorena Duraj dhe Kanita Spahija do të mbështeten me nga 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2025.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e sportistëve gjatë vitit 2024, gjithë përfshirjen dhe barazinë gjinore.