Sot, në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Punës i FMK-së.

Kuvendarët e pranishëm, me vota unanime, miratuan katër pikat e rendit të ditës, ndërsa te pika e pestë e rendit të ditës, 20 kuvendarë votuan pro pranimit të KM Arena në FMK, 5 ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Kuvendi i Punës i FMK-së kishte këtë rend dite:

  1. Procesverbali i Kuvendit të Punës dhe Zgjedhor të datës 23.03.2025
  2. Raporti i Punës i FMK-së për vitin 2025
  3. Miratimi i Kalendarit të Garave për vitin 2026
  4. Miratimi i Raportit Financiar të FMK-së për vitin 2025
  5. Kërkesa e KM Arena për pranim në FMK

Kuvendin e monitoruan Afërdita Fazlija dhe Arsim Thaçi nga MKRS, si dhe Teuta Beselica nga KOK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *