Egzon Xhoni përfaqëson Kosovën në turneun ndërkombëtar në Sofje

Mundësi Egzon Xhoni do ta përfaqësojë Kosovën në turneun ndërkombëtar sipas kalendarit zyrtar të UWW-së, “Petko Sirakov – Ivan Iliev”, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë nga data 26–28 shkurt 2026.

Fazën përgatitore para këtij turneu, Egzon Xhoni është duke e zhvilluar në qendrën stërvitore të mundjes në Dimitrovgrad, Bullgari, së bashku me mundësin Blendi Fanaj dhe nën drejtimin e trajnerit Ziber Xhoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *