Dorentina Nezaj dhe Harun Shipkovica përzgjidhen në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026

Dorentina Nezaj dhe Harun Shipkovica janë përzgjedhur në mesin e 10 Shpresave Olimpike për vitin 2026 nga Komisioni i Sportit në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Kjo përzgjedhje është bërë bazuar në rezultatet e tyre ndërkombëtare si dhe potencialin e treguar për të ardhmen në sport.

Dhjetë sportistët e rinj do të përfitojnë bursa mujore në vlerë prej 150 eurosh, të mbështetura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me Rregulloren nr. 03/2013 për ndarjen e bursave për shpresa olimpike dhe paraolimpike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *