XVIII Turneu Ndërkombëtar i Mundjes ‘Adem Jashari’ në Prizren”
Sot, për herë të XVIII, në Prizren u zhvillua Turneu Ndërkombëtar i Mundjes “ADEM JASHARI”.
Ky eveniment, kushtuar Komandantit Legjendar, pati pjesëmarrjen e 65 mundësve dhe mundëseve nga: Bullgaria, Suedia, Qiproja Turke, Maqedonia Veriore, Turqia, Shqipëria dhe Kosova.
Pas shumë luftërave interesante:
- Mundësi më i mirë i turneut: Harun Shipkovica
- Mundësja më e mirë e turneut: Elsa Nikoci
- Mundësi më i mirë nga jashtë: Regis Lasku (Shqipëri)
- Tekniku më i mirë i turneut: Amin Hoti

























