Mbyllet edicioni i 11-të i Turneut “Mentaz Allajbegu” – Erand Flugaj shpallet mundësi më i mirë
Për herë të njëmbëdhjetë, në palestrën e SHMLP “Anton Çetta” në Skenderaj, është zhvilluar Turneu Ndërkombëtar në Mundje “Mentaz Allajbegu”.
Ky eveniment, i dedikuar trajnerit legjendar të sportit të mundjes me ndikim ndërkombëtar, mblodhi 75 mundës nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Pas shumë dueleve interesante, epiteti i mundësit më të mirë i takoi Erand Flugajt nga KM “Xhevat Berisha” – Prizren.
Ndërkaq, epiteti i mundësit më të mirë nga jashtë vendit i takoi Dardan Belës nga KM “Liria” – Shkup.















