Turneu i XI Ndërkombëtar i Mundjes “Mentaz Allajbegu” në Skenderaj
Federata e Mundjes së Kosovës, në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes “Rinia e Drenicës”, më 01.11.2025, në Skenderaj, do të organizojë Turneun e XI Ndërkombëtar të Mundjes “Mentaz Allajbegu”.
Turneu organizohet për grupmoshat U15 dhe U17.
Peshimi i garuesve do të bëhet nga ora 10:00 – 10:30, ndërsa garat do të fillojnë në ora 12:00, në sallën e sportit të Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Anton Çetta” në Skenderaj.
