Turneu ndërkombëtar “Dëshmorët e Kombit”, në Paldenice të Hanit të Elezit.
Në organizim të Federatës së Mundjes të Kosovës dhe në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes “Sharri “, sot është mbajtur turneu ndërkombëtar “Dëshmorët e Kombit”, në Paldenice të Hanit të Elezit.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin 35 mundës dhe mundëse nga Maqedonia Veriore dhe Kosova.
Pas shumë luftërave të zhvilluara epiteti i mundësit më të mirë të turneut i takoi mundësit Blendi Fanaj nga Hani i Elezit, ndërsa epiteti i mundëses më të mirë të turneut i takoi mundëses Sadije Dura nga Shkupi.
Këtë turne e madhështoj prezenca e kryetarit të komunës së Hanit të Elezit z,Mehmet Ballazhi.
Federata e Mundjes e Kosovës e falënderon Klubin e Mundjes “Sharri” nga Hani i Elezit si mbështetës teknik të turneut për organizim të ketij aktiviteti.
















