Sportistët e programit “Super Sportistët” po i vazhdojnë përgatitjet intensive
Në palestrën e mundjes në Han të Elezit, sportistët e programit Super Sportistët po i vazhdojnë përgatitjet intensive për garat që i presin.
Sot në seancen stervitore morën pjesë mundës dhe mundëse nga Klubi i Mundjes “Prizreni”, Klubi i Mundjes “Xhevat Berisha” Klubi i Mundjes ,,Dardania” KM ,,Vëllazëria dhe Klubi i Mundjes “Kaçaniku”.
Trajnerit nga bullgaria Salim Naim sot gjatë kësaj seance i kanë asistuar trajneret: Sylejman Shala, Ziber Xhoni, Arben Bellanica, Besim Kurtaj dhe Ferat Ramadani.








