Në Athinë të Greqisë po vazhdon kampionati botëror U17

Në Athinë të Greqisë po vazhdon kampionati botëror U17, mundëset tona Elsa Nikoci dhe Kanita Spahija janë paraqitur në tapet.

Elsa Nikoci ka pësuar humbje në gjiron e parë nga mundësja M.Koparan nga Turqia.

Kanita Spahija ka pësuar humbje në gjiron e parë nga E.Elison nga USA.

Nesër, E.Elison do te luftoj për medalje të art, ndërsa Kanita Spahija do të ketë një mundësi tjetër për të vazhduar garën për medalje, pasi do të përballet në repasazh me mundësen V.Vandolua nga Greqia.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për shanset për të hyrë në garën për medalje te bronzt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *