Në Athinë të Greqisë nga data 28.07-03.08.2025, po mbahet Kampionati Botëror për grupmoshën U17.

Kosova në këtë eveniment do të perfaqesohet nga: Elsa Nikoci në kategorine 49kg, dhe Kanita Spahija në kategorine 53kg.

Mundëset tona në këtë kampionat do ti udhëheq trajneri Ferat Ramadani.

Kampionatin Botëror U17 nga afër do e përcjell Skender Nikoci anëtar i bordit të FMK-së.

Ekipës tonë në këtë kampionat ju urojmë shumë fat dhe shpresojmë të na gëzojnë me paraqitje pozitive e plasman të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *