Në Caorle të Italisë po mbahet Kampionati Evropian për grupmoshën U20.
Në Caorle të Italisë nga data 30.06-06.07.2025, po mbahet Kampionati Evropian për grupmoshën U20.
Kosova në këtë eveniment do të përfaqësohet nga:
Lonisa Reka në kategorinë 50kg,
Dorentina Nezaj në kategorinë 53kg, dhe Lorena Duraji në kategorinë 68kg.
Mundëset tona në këtë kampionat do ti udhëheq trajneri Ferat Ramadani.
Ekipës tonë në këtë kampionat ju urojmë shumë fat dhe shpresojmë të na gëzojnë me paraqitje pozitive e plasman të lartë.


