Egzon Xhoni më i miri në turneun ndërkombëtar “Trofeu i Paqes”

Në organizim të Federatës së Mundjes të Kosovës dhe në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes ,,Dardania” sot është mbajtur turneu i gjashtë ndërkombëtar “Trofeu i Paqes”, në Paldenice të Hantë Elezit, ku garat vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 60 mundës dhe mundëse nga Franca, Bullgaria, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova.

Pas shumë luftërave të zhvilluara epiteti i mundësit më të mirë të turneut i takoj mundësit Egzon Xhoni nga Hani i Elezit, ndërsa tekniku më i mirë i turneut u shpall mundësi Ledion Ilazi nga Prizreni.

Epiteti i mundësit më të mirë nga jashtë i takoj mundësit Gurgolaev Seslan nga Franca.

Këtë turne e madhështoj prezenca e kryetarit të komunës së Hanit të Elezit z,Mehemet Ballazhi.

Federata e Mundjes e Kosovës e falenderon Klubin e Mundjes ,,Dardania” nga Hani i Elezit si mbështetës teknik të turneut për organizimin shembullor të këtij aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *