U mbajt Turneu i 5-të ndërkombëtar “Dita e Kolosëve”
Federata e Mundjes e Kosovës, së bashku me Klubin e Mundjes “Kolosi Infinit”, sot në Prizren kanë organizuar Turneun e pestē ndërkombëtar “Dita e Koloseve”.
Në këtë turne morën pjesë 50 mundës-e nga: Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.
Epiteti i mundësit më të mirë të turneut i takoi mundësit Diar Morina i KM. Kolosi Infinit ” Prizren.
Tekniku më i mirë i turneut u shpall Abdylaziz Azizi i KM ,,Shkup” Shkup.
Organizatori i turneut KM “Kolosi Infinit” i dekoroj me brezin e Turneut: mundësin Ernest Domi dhe Erglena Domi e KM ,,Kolosi Infinit” Prizren.










