Mbahet Turneu ndërkombëtar i Mundjes Feriz Guri – Heroinat e Kaçanikut
Në organizim të Federatës së Mundjes së Kosovës në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes “Kaçaniku” dhe Drejtoris për Sport të Komunës së Kaçanikut për herë të tetë është organizuar Turneu ndërkombëtar Feriz Guri – Heroinat e Kaçanikut
Në këtë turne morën pjesë 65 mundës dhe mundëse nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore
Blendi Fanaj u shpall mundësi më i mirë i Turneut të -VIII- ndërkombëtar “FerizGuri – Heroinat e Kaçanikut”.
Ilham Murtezi tekniku më i mirë i turneut.
Kanita Spahija u shpall mundësja më e mirë e turneut ndërsa teknikja më e mirë e turneut u shpall Erglena Domi.
Federata e Mundjes së Kosovës e falenderon Klubin e Mundjes ,,Kaçaniku” për organizimin e turneut.


























