Turneu ndërkombëtar i Mundjes Feriz Guri – Heroinat e Kaçanikut
Federata e Mundjes e Kosovës në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes “Kaçaniku” në bashkëpunim me Drejtorin për Sport të komunës së Kaçanikut me datë 03.05.2025 në Kaçanik do të organizojnë Turneun e tetë ndrërkombëtar të mundjes “Feriz Guri & Heroinat e Kaçanikut”.
Turneu organizohet për grupmoshën U15, U17 dhe U20.
Peshimi do bëhet nga ora 09:30 – 10:00 ndërsa garat fillojnë në ora 12:00.
