Krerët e FMK-së në Asamblenë e Përgjithshme dhe Zgjedhore të United World Wrestling – Europe
Presidenti i Federatës së Mundjës të Kosovës Naim Muja dhe Sekretari i Përgjithshëm Genc Fazlija, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale dhe Zgjedhore të United World Wrestling – Europe që po mbahet në Bratislava të Sllovakisë.
Delegacioni Kosovar u takuan me Presidentin e UWW -Europe Karln Martin Dittman ku diskutuan për mundësinë e mbështetjes së Federatës së Mundjes së Kosovës në projekte të cilat ka aplikuar FMK në UWW për zhvillimin e mundjes.







