Në Tallin të Estonise, po mbahet turneu prestigjioz “Tallinn Open”
Në Tallin të Estonise, po mbahet turneu prestigjioz “Tallinn Open”, ku po marrin pjesë 2500 mundës dhe mundëse nga mbarë bota.
Dje në program ishin garat e femrave ku Lonisa Reka arriti ti fitoj pesë lufta dhe një humbje dhe në plasmanin përfundimtar u rendit e pesta me një konkurencë shumë të fortë.
Ndërsa, Flutura Zeneli arriti ti mposht katër kundërshtare dhe të pësoj dy humbje dhe në plasmanin ekipor u rendit e gjashta.
Elsa Nikoci, Kanita Spahija, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj nuk e kishin ditën e tyre.
Sot në program janë garat për meshkuj ku në tapet do të paraqiten mundësat: Jon Ramadani, Erand Flugaj, Harun Shipkovica, Ledion Ilazi, Albi Susuri dhe Miftar Morina.
Në Tallin mundëset dhe mundësat tanë do të qëndrojnë deri më 03.04.2025, ku pas përfundimit të turneut do të marrin pjesë në kampin përgatitor të organizuar nga Federata e Mundjes së Estonisë.




