FMK nënshkroj memorandumin për mbështetje financiare nga MKRS për vitin 2025

Presidenti i FMK-së, Naim Muja, ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetjen financiare të mundjes për vitin 2025.

Në emër të MKRS-së, marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja Daulina Osmani.