
Dorentina Nezaj dhe Harun Shipkovica në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2025
Dorentina Nezaj dhe Harun Shipkovica ne mesin e 10 Shpresave Olimpik 2025
të përzgjedhur nga komisioni i sportit në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet ndërkombëtare dhe potencialin e sportistëve për të ardhmen.
10 sportistët e rinj do të mbështeten me bursa mujore në vlerë 150 euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren 03/2013 për ndarjen e bursave për shpresa olimpike dhe paraolimpike.
Komiteti Olimpik i Kosovës, një tjetër listë më te gjerë me bursistë do të përzgjidhet në fillim të vitit të ardhëm, të cilët do të mbështeten nga KOK




